Momente më parë në Aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni i radhës me refugjatë afganë.
Fjala është për 95 persona, njofton Klankosova.tv.
“Mbërrin në Rinas avioni nga Kabuli me 95 pasagjerë, 2 prej të cilëve foshnje”, ka konfirmuar për Klankosova.tv Zëdhënësja e Ministrisë Jashtme e Shqipërisë, Albana Qehaja.
Refugjatët janë pritur nga Ministrja Xhaçka dhe Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Të enjten në Shqipëri kanë arritur 121 afganët e parë në kuadër të procesit të evakuimit, pas marrjes së pushtetit nga talibanët.