Fjalë Kyçe

Mbërrin Rama, Kurti e pret me buzëqeshje

Mbërrin Rama, Kurti e pret me buzëqeshje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në hotelin ku po e priste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrat, raporton Gazeta Express.

Kurti e priti me buzëqeshje Ramën.

Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15.

Më pas, është planifikuar një konferencë për shqyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Marrëdhëniet e ftohta të liderëve nuk i përjashtojnë marrëveshjet e ndryshme që nënshkruhen çdoherë kur organizohen mbledhje të përbashkëta. Të tilla do të ketë edhe sot

Mbledhja e fundit e tillë ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty ishin nënshkruar 13 marrëveshje.