Viti i ri 2024 tashmë ka nisur xhiron e globit, për të lënë pas 2023-shin. Qyteti i Oklendit, më i madhi në Zelandën e re është i pari që e pret Vitin e Ri me spektaklin madhështor të fishekzjarrëve.
Spektakli është zhvilluar në urën e famshme Harbor Brixh, siç është traditë prej dekadash. Toka e parë që preku Viti i Ri 2024 ishin ishujt e vegjël Kiribati në Oqeanin Paqësor.
Spektakli do të vijojë në Sidnej të Australisë rreth 2 orë më vonë, si vendi i radhës që pret Vitin e Ri. Xhiroja hyrëse e Vitit të Ri do të vijojë me qytetet aziatike, ato europiane e për t’u përmbyllur me ato amerikane.
Qindra-miliona njerëz do të mblidhen në kryeqytetet europiane për të shijuar në sheshet kryesore, spektaklet festive./Tv Klan/