Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami minuta më parë ka ndarë një fotografi teksa aty shkruan “Mbesim në lidhje“, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas publikimeve nga eksponentë të LDK-së, kuptohet që mund të jetë slogani i partisë për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Arben Gashin nëse është zyrtarisht ky slogani i tyre me të cilin do t’i futen zgjedhjeve të ardhshme.
Ai tha se nuk di në lidhje me atë. “Nuk e di“, u përgjigj shkurt Gashi për Sinjalin.
Sinjali ka tentuar të kontaktojë edhe me Hykmete Bajramin mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigjje.