Fjalë Kyçe

Mbi 1.7 milionë të vdekur nga COVID-19 në botë

Mbi 1.7 milionë të vdekur nga COVID-19 në botë

1 milionë e 740 mijë e 255 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, deri tani me këtë virus janë infektuar 79 milionë e 178 mijë e 231 persona, ndërsa janë shëruar 55 milionë e 770 mijë e 350 persona.

Vetëm në 24 orët e fundit raportohet të kenë vdekur edhe 3 mijë e 53 persona, ndërsa 106 mijë e 370 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me COVID-19, me gjithsej 18 milionë e 917 mijë e 152 të infektuar dhe 1 milionë e 740 mijë e 255 viktima, pastaj India me 10 milionë e 123 mijë e 778 të infektuar dhe 146 mijë e 778 viktima dhe Brazili me 7 milionë e 366 mijë të infektuar dhe 189 mijë e 264 viktima.

21 milionë e 667 mijë e 626 raste janë aktive me COVID-19 në botë.