Fjalë Kyçe

Mbi 100 mijë konsumatorë pa rrymë, stuhia ka shkaktuar prishje

Mbi 100 mijë konsumatorë pa rrymë, stuhia ka shkaktuar prishje

Për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike.

KEDS njofton se si pasojë e erërave të fuqishme janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anëkënd Kosovës. Për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit të KEDS-it, zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve  është shnënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë. Ekipet e KEDS’it janë në terren, madje kompania ka mobiliziar menjëherë edhe ekipe shtesë që po i sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme. Por, erërat e stuhishme deri në 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsidetueshme, ku shumë përçues janë përtokë, përderisa janë thyer edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave. Kjo, së bashku me kushtet tejet të rënduara atmosferike po e bëjnë intervenimin shumë të vështirë.

KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i ofrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS’in përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendës së thirrjeve 0800 791 00.