Një zëdhënës i OKB-së ka konfirmuar se evakuimi i civilëve nga Mariupol ka qenë “i suksesshëm”.
Sipas koordinatorit humanitar të OKB-së, Osnat Lubrani, shumica e të evakuuarve kanë arritur në qytetin Zaporizhja, ku po marrin ndihmë humanitare.
“Falë operacionit, 101 gra, burra, fëmijë dhe persona të moshuar më në fund mund të largoheshin nga bunkerët poshtë fabrikës së çelikut Azovstal dhe të shihnin dritën e ditës pas dy muajsh,” tha ajo.
Kryqi i Kuq tha se disa nga ata që mbërritën në Zaporizhzhia ishin të plagosur raporton skynews.
Autoritetet ukrainase besojnë se rreth 200 civilë mbeten të bllokuar në fabrikën e çelikut, së bashku me ushtarët ukrainas.