Fjalë Kyçe

Mbi 150 mijë persona janë vaksinuar deri tani në Kosovë

Mbi 150 mijë persona janë vaksinuar deri tani në Kosovë

Mbi 150 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. MSH bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 170.

Vlen të ceket se ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCOVID, ku janë lejuar ahengjet familjaret, aktivitetet sportive, mbrëmjet e maturës etj.