Fjalë Kyçe

Mbi 2 mijë lëndë të kontesteve pronësore ende të pazgjidhura nga Themelorja e Gjilanit

Mbi 2 mijë lëndë të kontesteve pronësore ende të pazgjidhura nga Themelorja e Gjilanit

Në sirtarët e Gjykatës Themelore të Gjilanit ende figurojnë lëndë të kontesteve pronësore nga viti 1999, e të cilat ende nuk kanë arritur të zgjidhen edhe pas gjithë kësaj kohe.

Një numër i madh i tyre kanë të bëjë me shitjen e pronave të njëjta dy deri në tri herë radhazi, raste këto që kanë përfituar pronarët, duke i mashtruar blerësit, raporton KTV.

Trajtimi i vonuar i këtyre rasteve e që arrijnë mbi 2 mijë sosh, ka ardhur si pasojë e numrit të vogël të gjykatësve dhe mungesës së librave kadastralë të cilat janë marrë nga Serbia.

Edhe pse kjo gjykatë vetëm për trajtimin e lëndëve civile ka të angazhuar tetë gjyqtarë, me punën e tyre nuk është i kënaqur kryetari.

Ramiz Azizi, Kryetar i Gjykatës Themelore të Gjilanit, thotë se vetëm gjatë vitit të kaluar, kjo gjykatë ka pranuar afër 200 lëndë për çështje pronësore.

Ndërsa, shpreson se me angazhimin edhe të pesë gjykatësve të rinj të cilët kanë nisur punën së fundmi, numri i lëndëve të kësaj natyre do të ulet dukshëm.

Me raste të tilla të shumta përballen edhe gjykatat e tjera në tërë vendin.