Bletët që ndodheshin në kulmin e katedrales së Notre Damit, i shkanë shpëtuar zjarri që u ndez papritmas.
Nicolas Geant ka menduar më të keqen për mbi 200 mijë bletët e tij, kur dëgjoi për flakët që nisën të hënën në katedralen e famshme që ndodhet në Paris të Francës.
“Të gjitha bletët janë mirë dhe nuk kanë pësuar prej zjarrit apo tymit, as tri kosheret në të cilat jetojnë, nuk janë dëmtuar” ka thënë Geant.
Bletari nuk dinte për fatin e tyre, derisa zjarrfikësit e siguruan zonën për t’i kontrolluar. Sipas tij, bletët janë shumë besnike ndaj mbretëreshës she grupit, prandaj nuk i braktisën kosheret, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihen shkaktarët kryesorë të zjarrit që e kaplo katedralen, ndërsa besohet se u ndez nga çrregullimi në rrjetin elektrik dhe flakët u përhapën nëpër drunjtë e vjetër.