Fjalë Kyçe

Mbi 34 mijë vëzhgues në zgjedhjet e 6 tetorit

Mbi 34 mijë vëzhgues në zgjedhjet e 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë takim është votuar për vëzhguesit e fundit. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka hedhur në votim akreditimin e 51 vëzhgueseve.

E pas miratimit ajo ka thënë se numri i përgjithshëm i vëzhguesve shkon në 34 mije e 586.

Ndryshe zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen këtë të diel më 6 tetor ndërsa sot është dita e fundit e fushatë zgjedhore.

E shtuna do të jetë heshtje zgjedhore.