Autoriteti Kosovar i Konkurrencës sot me anë të një konference për media ka zyrtarizuar vendimin për dënimin e 14 kompanive të derivateve të naftës në Kosovë, për shkak të parregullsive në çmimet.
Valon Përstreshi nga AKK ka bërë të ditur se pas hetimeve të zhvilluar në disa faza, janë vendosur dënimet për 14 kompani në vlerë prej 4 milionë e 40 mijë euro, shkruan lajmi.net.
“Hetimi i këtij rasti është zhvilluar në disa faza. Së fundmi, pas gjetjeve përkatëse u kemi dhënë afat kohor që t’i ofrojnë komentet e tyre lidhur me këtë çështje. Ato janë pranuar dhe janë analizuar me kujdes. Pas përfundimit të të gjitha fazve AKK vendos si në vijim: Kompanitë që kanë qenë në hetim e kanë çrregulluar konkurrencën në treg. Ato kanë thyer shkeljen e neneve të ligjit të konkurrencës. Kështu është vendosur që të shqiptohet dënim 4 milionë e 40 mijë euro”, ka bërë të ditur ai.
NTP Ibrahimi – 33 mijë e 640 euro.
Patroni SHPK – 38 mijë e 276 euro.
Veda 2 Petrol – 46 mijë e 531 euro
Alba Petrol Group – 49 mijë e 293 euro
Labo Oil- 55 mijë e 175 euro.
Benita Company – 58 mijë e 450 euro.
Fat Oil – 101 mijë e 169 euro .
Petrol Oti Slovenia – 117 mijë e 875 euro
Petrol Company – 191 mijë e 535 euro.
Alfa trade -213 mijë e 272 euro
IP – Kos – 498 mijë e 338 euro
Ex Fix – 537 mijë e 899 euro
Al Petrol – 989 mijë euro e 493.
HIB – 1 milionë e 108 mijë e 989.
Ndërkaq AKK ka bërë të ditur se për dy kompani, nuk ka pasur argument për të zhvilluar procedurën hetimore, dhe të njëjtat nuk kanë marrë dënime.
Ato janë “Blue Oil dhe “Kastrati Group”.