Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e lartë të aksidenteve që po ndodhin në Kosovë.
Mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës për vetëm gjashtë muaj të vitit 2019 dhe kjo është shqetësuese sipas IKSHP.
Ata gjithashtu janë shprehur se shkaku më i shpeshtë i aksidenteve është faktori njeri, duke dhënë kështu disa rekomandime për kujdesin në komunikacion.
Lexoni më poshtë reagimin e IKSHP-së:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me numrin e lartë të aksidenteve të trafikut me fatalitet ku vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën mbi 40 persona.
Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet pasi në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, thuhet në reagim.
Me këtë rast Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës jep rekomandimet me qëllim të parandalimit të numrit të aksidenteve në trafik:
Ekspertët e Institutit Kombëtar alarmojnë dhe paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së banorëve do të jetë enorme, andaj apelon te të gjithë qytetarët të kenë shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, pasi automjeti është armë vrasëse që merr viktima të pafajshme.