Stafi i Shërbimit Korrektues të Kosovës është furnizuar me çizme dhe këpucë.
Kontrata për këtë furnizim kap shumën e mbi 44 mijë eurove.
Kontrata iu dha operatorit ekonomik “Solid SH.P.K” nga Komuna e Suharekës.
Fillimisht vlera e parashikuar e kontratës ishte 45 mijë euro, por kriter kryesor ishte çmimi më i ulët.
Kompania e lartëpërmendur fitoi këtë tender me vlerë prej 44,315 euro./Indeksonline