516 euro të falsifikuara janë deponuar në një banë në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj. Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur të enjten dhe është raportuar nga një zyrtare e bankës.
“Rr. 28 Nëntori, Skenderaj 11.01.2024 – 10:19. Ankuesi mashkull kosovar zyrtare i bankës ka raportuar nga klient janë deponuar pesëqind e gjashtëmbëdhjetë (516)€, të falsifikuara”, thuhet në raportin e Policisë.
Monedhat thuhet se janë konfiskuar, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.