Llapjanët e duan ndryshimin në qeverisjen e vendit, kjo po dëshmohet çdo ditë e më tepër me interesimin e qytetarëve të kësaj pjese të Kosovës për të dëgjuar me vëmendje e admirim programin qeverisës të PDK-së, si dhe idetë për zhvillim ekonomik, punësimin e të rinjve, të kandidatit për deputetë nga ky subjekt Nexhmi Muçiqit, shkruan KosovaPost.
Kandidatin Muçiqi, në zyrën e tij, tashmë e kanë vizituar 6 mijë qytetarë të Llapit, të cilët po duan ndryshimin. Me këtë interesim ata po shprehin edhe mbështetjen e fuqishme për shpresën e tyre për një jetë me dinjitet, të përfaqësuar në Kuvend nga një njeri i përkushtuar për të mirën qytetare dhe të vendit siç është Muçiqi.
Këtë mbështetje për Muçiqin e tregon edhe numri i vizitorëve në zyrën e tij, që sot ka arritur 6 mijë.
Kjo është bërë e ditur përmes një statusi në Facebook, në faqen zyrtare të Shoqatës “Çamëria”, Kosovë, të cilën e udhëheqë, kandidati për deputetë Nexhmi Muçiqi.
Postimi i plotë:
Sot u regjistrua edhe mysafiri i 6.000 brenda dy jave, që vizituan dhe biseduan në zyrën e Deputetin nga Partia Demokratike e Kosovës z. Nexhmi Muçiqi, kjo na tregon qartas se Llapjanët duan ndryshime dhe këtë ndryshim duan të ja besojnë z. Nexhmi Muçiqit i cili po bën një fushat brilante me energjinë e tij të jashtëzakonshme, që ka zgjuar kureshtje tek Rinia llapjane.
#VotoPDK112
#VotoKadriVeseli1
#VotoNexhmiMuçiqi94