Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka paraqitur raportin e punës për vitin 2018 para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.
Rama tha se me ShBA-në kanë bashkëpunim të vazhdueshëm dhe se kanë pasur mbi 120 aktivitetet të përbashkëta.
“Sidomos me ShBA-në e kemi arritur bashkëpunimin në zhvillim profesional dhe pajisje. Kemi pasë program me mbi 120 aktivitete të përbashkëta me ShBA-në dhe tash e kemi ndërtuar planin bilateral me të gjitha shtetet. Duke u bazuar në blerjen e pajisjeve e kemi ditë që një ditë do ndodhë tranzicioni dhe i kemi parapri disa projekteve si pajisjet”.
“Bashkëpunimin që e kemi me KFOR-in brenda ministrisë kemi bashkëpunim të jashtëzakonshme dhe varësisht nga nevojat tona angazhojmë ekipe dhe na kanë ndihmuar që gjithçka që kemi ndërtuar kemi ndërtuar në standarde të NATO-s”.
Ministri më tej ka sqaruar para deputetëve se 11 rregullore duhet që të ndryshohen në mënyrë që të adaptohen me Ligj për Minsitrinë Mbrojtjes.
“Objektivat për 2019 prioritet është mbajtja e kapaciteteve aktuale sepse kemi nevojë si Kosovë. Detyra jonë është të mbështesim autoritete civile ku tranzicioni kemi filluar nga maji që ta bëjmë tranzicionin me ministrinë e Mbrojtjes, shtabin dhe rregullore që janë mbi 27 që duhet të dyshohen”.
“Kemi 11 rregullore që duhet të ndryshohen dhe të adaptohen me ligj. Prioritet është rritja e zhvillimit profesional. Qëllimi është të krijojmë kapacitete trajnuese. Zgjerimi partneritetit me partnerët tanë. Jemi në fazën ku jemi duke e zgjeruar partneritetin. Kemi dy atashe ushtarakë një në Paris e tjetri në Romë”.
Ai ka folur edhe për fazën e rekrutimit të ushtarëve të rij, ku ka sqaruar se 600 pjesëtarë do të fillojnë punën në gusht, kurse planifikohet që në vitin 2020 të rekrutohen edhe 300 të tjerë.
“Faza kryesore ku jemi në akt është miratuar plani gjithëpërfshirës. Ministria e Mbrojtjes duhet të shkojë në Qeveri dhe të nënshkruhet që neve na jep hapësirë që të vendoset personeli. Nuk shohim problem në zhvillimin e asaj strukture”.
“E kemi kampanjën e rekrutimit për këtë vit kemi mbi 7000 aplikantë për të marr ushtarë të rinj. Jemi në proces të seleksionimit. Diku mbi 600 të rinj, faza e parë apo gjysma e tyre do fillojnë këtë vit me një gusht. Bazuar në planin që kemi bërë edhe 300 të tjerë duhet të jenë në vitin 2020”.
Rama ka folur edhe për punën e bërë gjatë vitit 2018, ku tha se transformim i FSK-së në ushtri ka shkaktuar keqkuptime te disa shtetet.
“Prioritet për vitin 2018 për FSK-në dhe ministrinë e Mbrojtjes ka qenë faza e tranzicionit. Në bashkëpunim me partnerët kemi marrë një kampanjë informuese në kryeqytetet e Evropës dhe botë. Qëllimi kryesor ka qenë të jemi transparentë dhe t’i informojmë partnerët me planet tona. Ka pasë keqkuptime në raste të caktuara nga partnerët tanë”.
“Diplomimi i parë e keni pa të një piloti që e ka kryer akademinë në shtetin turk. E kemi pasë edhe garën me diku 125 ekipe. Ushtrimi i parë fushor Shqiponja 6, ka qenë i pari i atij niveli. Edhe KFOR-i që jemi bashkëpunues që ne jemi pjesë e ushtrimeve të tyre por edhe ata pjesë e ushtrimeve tona”.
Rama ka pranuar se pas presionit nga Serbia mbi 70 pjesëtarë të FSK-së janë larguar nga kjo forcë, por thotë që aty shërbejnë 37 pjesëtarë.
“Viti 2018 prapë kemi dalë institucioni më i besueshëm për shtatë vite. Aktualisht i kemi mbi 10 për qind të minoriteteve apo komuniteteve që janë në shërbim. Mbi 8 për qind i kemi femra”.
“Fokusi ka qenë te minoritet dhe kemi arritur të kemi 37 pjesëtarë serbë të veriut. Falë presionit dhe shantazhit që ka ardhur prej Serbisë mbi 70 kanë lënë FSK-në”.