Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 723,328 njerëz të infektuar, 34,005 të vdekur dhe 151,991 të shëruar me Covid 19, raporton CNN.
Sa i përket të infektuarve listën e kryeson SHBA me 142 mijë persona duke lënë shumë pas edhe Italinë që ka 97 mijë të tillë.
SHBA ka një numër më të vogël viktimash prej 2 mijë e 500 teksa Italia kryeson listën si vend i parë në botë me 10 mijë e 779.