Fjalë Kyçe

Mbi 80% të votave të numëruara në Pejë, Gazmend Muhaxheri drejt fitores plebishitare

Mbi 80% të votave të numëruara në Pejë, Gazmend Muhaxheri drejt fitores plebishitare

23:28] Në Pejë janë numëruar mbi 80% të votave, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deri më tani prin bindshëm Gazmend Muhaxheri me 60.45% të votave.

Muhaxheri ka 18.461 vota, afër 12 mijë më shumë se kandidati i VV-së, Gazmend Agusholli, që qëndron në vendin e dytë.

Agusholli ka 6.726 vota, apo 22.03% të votave.

Ndërkohë, Rrustem Berisha ka 5.092 vota apo 16.67%.