Dhjetëra persona të armatosur sulmuan një burg në Nigerinë jugperëndimore në shtetin Oyo dhe me atë rast mundësuan arratisjen e 800 të burgosurve. Kështu ka bërë të ditur sot shërbimi shtetëror i burgjeve.
Shërbimi i burgut tha se sulmuesit ishin “të armatosur rëndë me armë të sofistikuara” dhe se pasi shkëmbyen zjarr me oficerët e burgut, ata hynë në oborrin e burgut duke fryrë muret me dinamit, shkruan reuters.
Rreth 575 të burgosur u arratisën, ndërsa 262 u arrestuan shpejt, thuhet në deklaratë, raporton dw.
Olanrewaju Anjorin, një zëdhënës i burgut Oyo në shtetin nigerian me të njëjtin emër, konfirmoi sot më herët se sulmuesit e armatosur sulmuan objektin e burgut mbrëmjen e djeshme dhe se një hetim për incidentin ka filluar, i cili do të zbulojë dimensionin e plotë të dëmit.
“Unë nuk mund të përcaktoj numrin e njerëzve që u arratisën ose u kapën, por mund të konfirmoj që rrjeti i sigurisë rreth burgut është forcuar edhe në qytet”, tha Ojo, një zëdhënës i burgut.