Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna ka thënë se mbi 90 për qind e mësimdhënësve dhe stafit tjetër janë të vaksinuar.
Maloku-Bërdyna, gjatë konferencës për media lidhur me ecurinë e procesit mësimor është pyetur në lidhje me organizimet që janë duke u bërë në shkollat, ku do të organizohet procesi zgjedhor më 17 tetor.
“Për klasat 3 dhe 8, këtë vit janë tekstet e reja. Ekipet e MASHTI-të sot kanë dalur në terren për të parë se si po shkon procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore. Mbi 90 përqind e mësimdhënësve dhe stafit tjetër janë të vaksinuar”, ka shtuar ajo.
Maloku-Bërdyna u bëri thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë masat në fuqi.