Fjalë Kyçe

Mbi alpet zvicerane do të ndërtohet një bazë hapësinore Zvicra është vend ku bëhen shumë eksperimente

Mbi alpet zvicerane do të ndërtohet një bazë hapësinore Zvicra është vend ku bëhen shumë eksperimente

Së fundi shteti zvicerian po krijon një habitat të përshtatshëm për trupat qiellorë larg Tokës. Ky është objektivi i projektit “Igluna”, i sponsorizuar nga Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA). Në korrik të këtij viti një prototip do të ndërtohet në Pilatus afër Lucernit dhe do të kontrollohet në distancë nga Muzeu i Transportit të Lucernës, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se tashmë studiuesit, vitin e kaluar kishin testuar module për strehimin hënor në Klein Matterhorn (VS). Sfida e re me të cilën përballet “Igluna” do të jetë ajo e teknologjive të drejtuara nga distanca, thotë një deklaratë e ESA.

Duhet theksuar se Prototipi mbi Pilatus do të testohet midis 10 dhe 19 korrik 2020, shpjegoi Qendra Zvicerane Hapësinore. Pesëmbëdhjetë ekipe shkencëtarësh nga dhjetë vende të ndryshme marrin pjesë në projekt, duke përfshirë përfaqësues nga Universiteti Federal Politeknik i Lozanëve (EPFL), Universiteti i Bernës dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Zyrihut (ZHAW).

Po ashtu, duhet cekur se hulumtimi do të përqëndrohet në tema të ndryshme, siç janë qasjet e reja ndaj sistemeve të kultivimit të perimeve në hapësirë, eksperimentet mbi aminoacidet, mirëmbajtja e kushteve të jetesës dhe struktura e habitatit. /ATS /Albinfo.ch