“Meteo Kosova”, ka njoftuar se mbi 4,000 shkarkesa rrufesh të regjistruara deri më tani, kanë ndodhur mbi territorin e Kosovës.
“Stuhi të fuqishme kanë karakterizuar pjesë të ndryshme të Kosovës, e më problematike mbetet situata pranë skajeve të Kosovës, të cilat po përcillen me rrebeshe shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh! Momentalisht kemi stuhi të fuqishme të pozicionuar në veriperëndim të vendit, ku priten të zhvillohen edhe në zona të tjera”, bënë të ditur Meteo Kosova.
Ndërsa si pasojë e erërave të forta dhe stuhisë, gjatë ditës së hënë një 30 vjeçar ka humbur jetën. Policia e ka konfirmuar vdekjen e tij, duke sqaruar se të njëjtin e kishte zënë lisi dhe kishte përfundur i vdekur.
Sipas policisë edhe një 30 vjeçare, e cila është dërguar në QKUK, pasi kishte marr lëndime të rënda.