Fjalë Kyçe

Mbi urën 180 centimetra të gjerë dhe në gjendje të mjerueshme, shoferi i kamionit nuk heziton të kalojë

Mbi urën 180 centimetra të gjerë dhe në gjendje të mjerueshme, shoferi i kamionit nuk heziton të kalojë

Ky është momenti rrëqethës kur shoferi i një kamioni, nuk heziton që të kalojë mbi një urë të ngushtë dhe shumë të dobët në Rusi – ku pak centimetra e ndanin nga “humnera”.

Pamjet janë filmuar më 10 maj dhe shfaqin kamionin mbi urën nën të cilën kalon lumi Vitim në Zabaykalsky të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Ura Kuandinsky është në gjendje të mjerueshme dhe e ngushtë – mezi për ta zënë një veturë të vogël e lëre më kamionin.

Por ky shofer dëshmoi se duhet zotësi dhe trimëri për të kaluar mbi këtë urë, siç edhe e dëshmoi në videon e publikuar më poshtë.

Mediat ruse raportojnë se bëhet fjalë për urën vetëm 180 centimetra të gjerë, mbi të cilën pak shoferë të veturave të vogla kanë guxim të kalojnë.