Fjalë Kyçe

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Serbi, Maqedonci: Mori pjesë edhe komandanti që trajnoi terroristët e Banjskës

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Serbi, Maqedonci: Mori pjesë edhe komandanti që trajnoi terroristët e Banjskës

Të shtunën është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Serbisë, që u thirr nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Rreth kësaj mbledhje ka folur ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, i cili shprehu një shqetësim rreth pjesëmarrësve aty.

Ai tha se në këtë takim ka marrë pjesë edhe komandanti i brigadave që i ka trajnuar terroristët që kryen sulmin në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Ky takim është thirrur me urgjencë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, vetëm dy ditë pasi kryeministri i Republikës së Kosovës kishte denoncuar publikisht provokimet e njësive të specializuara të FAS në afërsi të kufirit me Kosovën dhe një ditë pasi ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka bërë të qartë Serbisë se janë duke monitoruar lëvizjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën dhe se përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm”, tha Maqedonci.