Fjalë Kyçe

Mblidhet kabineti qeveritar, diskutohet situata në veri

Mblidhet kabineti qeveritar, diskutohet situata në veri

Kabineti qeveritar është mbledhur sonte për të zhvilluar një takim që në rend të ditës kishte diskutimin për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, gjatë diskutimit u konfirmua se institucionet vartëse të secilës ministri kanë vazhduar pandërprerë përmbushjen e detyrave në kuadër përgjegjësive që kanë”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se kryeministri Albin Kurti, u shpreh se ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Republikës së Kosovës nuk mund të komprometohen, ndërkaq që dialogu dhe institucionet nuk kanë alternativë, transmeton lajmi.net.

Ai përsëriti thirrjen që mos të bojkotohen ose braktisen institucionet e Kosovës, të cilat i shërbejnë çdonjërit pa dallim.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi, shërbim ndaj qytetarëve, paqe dhe siguri”.