Fjalë Kyçe

Mbrëmë ka përfunduar rinumërimi i votave, sot nis numërimi i atyre me postë

Mbrëmë ka përfunduar rinumërimi i votave, sot nis numërimi i atyre me postë

Mbrëmë rreth orës 22:00 ka përfunduar procesi i rinumërimit të kutive të votave nga 314 vendvotime.

Këtë e ka konfirmuar sot për klankosova.tv Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj.

“Mbrëmë është kryer procesi i rinumërimit të 314 vendvotimeve që është bërë për shkak të formularëve të printuar gabimisht”, ka thënë Ahmetaj.

“Rinumërimi na ka marrë kohë për shkak se kemi pasë të bëjmë me vendvotime ku pjesëmarrja për votim ka qenë e madhe”.

Ahmetaj ka theksuar se sot në QNR do të nisë procesi i numërimit të votave me postë dhe ka shtuar se ky proces pritet që kryhet brenda dy ditësh.