Fjalë Kyçe

Mbrëmë ndërroi jetë gjilanasi nga koronavirusi: Flet Lutfi Haziri

Mbrëmë ndërroi jetë gjilanasi nga koronavirusi: Flet Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka mbajtur një konferencë për media së bashku me Shtabin e Emergjencave pas shënimet të vdekjes së parë nga koronavirusi në këtë qytet.

Haziri ka deklaruar se si komunë do të vazhdojnë me masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ai ka shtuar se të dielën gjithçka do të jetë e mbyllur përveç furrave të bukës.

“Të dielën gjithcka do të jetë e mbyllur pos furrave, do të vazhdojmë me masa shtrënguese. Çdo shërbim pa mjete mbrojtëse nënkupton mbyllje të bizenseve.Do të shkojmë në ulje drastike falë masave të ashpra që kemi ndërmarrë, nuk do të tolerohet askush. Nuk guxojmë me leju bartjen e virusit”, ka thënë Haziri.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të komunës që të mos e shfrytëzojnë vikendin për të dalur jashtë.

“Ju lus që të mos shfrytëzoni kohën e mirë dhe vikendin për të dalur me familje sepse do të përballoheni më të panjohurën”, është shprehur ai.

Haziri ka kërkuar nga Agjencioni për Menaxhimin e Pyjeve që të menaxhohet situata me zjarrëvënie pasi që deri tani ka pasur raste të zjarrëvënieve të qëllimshme në këtë komunë.

“Njëra prej problemeve është zjarret në pyje, ne e kemi gjetur motivin dhe rojet e pyjeve janë urdhëruar me zbatu sepse nëse na shtohen edhe zjarret pas thatësisë së ujit dhe pandemisë do të jetë tepër vështirë. Zjarrëvëniet janë të qëllimshme,”, ka thënë kryetari i Gjilanit.