5 javë më parë Manchester City udhëhiqte Premier League-n me 2 pikë më shumë se Liverpooli dhe me një golaverazh ndjeshëm më pozitiv, por në përballjen e dytë direkte sezonale, pikërisht në javën e 21-të të kampionatit anglez, situata është përmbysur, me skuadrën e Jurgen Klopp që kryeson me 7 pikë më shumë dhe sigurisht me diferencë më të mirë golash.
Sonte, në orën 21:00, në “Etihad Stadium” Citizens duhet t’i tregojnë botës se ngërçi i javëve të fundit ka qenë thjesht momental dhe se ata janë në gjendje të mbrojnë titullin kampion. Në të kundër, do të jetë e vështirë që skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ta humbasë kryesimin, edhe pse në Premier League befasitë janë pjesë e normalitetit.
City ka pësuar vetëm një humbje në shtëpi, pikërisht atë me Crtystal Palace (2-3) në javën e 18-të, ndërsa 9 përballjet e tjera i ka fituar. Nga ana tjetër, “The Reds” e kane zero shifrën në kolonën e humbjeve në Premier. Në përplasjen direkte të fazës së parë në “Anfield” skuadrat u ndanë me rrjeta të paprekura.
Interesant gjithashtu fakti që Liverpooli para barazimit 0-0 kishte triumfuar në 4 përplasje rresht ndaj Citizens (mes Chamnpiosnit, International Champions Cup dhe Premier League). Sergio Aguero përballë Mohamed Salah, transmeton SS.
Janë këta dy sulmuesit kryesorë në këtë përballjes “yjesh”, që spektaklin e kanë në ADN-në e tyre.