Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për të “mbrojtur nga rreziku i llojeve të reja ende të paidentifikuara të COVID-19”, ka thënë kryeministri.
Kushdo që fluturon do të duhet të tregojë provën e një testi negativ COVID-19 përpara se të niset, njofton Klan Kosova.
Po ashtu, në Mbretërinë e Bashkuar është e ndaluar hyrja e udhëtarëve nga Amerika e Jugut dhe Portugalia, masë që hyri në fuqi të premten pas shqetësimeve në lidhje me një variant të ri të koronavirusi i identifikuar në Brazil.
Boris Johnson tha se rregullat e reja do të ishin në fuqi të paktën deri në 15 shkurt.
Deri më tani në këtë shtet kanë vdekur 87,291 njerëz.