Fjalë Kyçe

Mbrojtësi spanjoll zbulon si e kishte ofenduar Messi

Mbrojtësi spanjoll zbulon si e kishte ofenduar Messi

Lionel Messi njihet për aftësinë e tij për t’i turpëruar kundërshtarët në fushën e lojës me driblime dhe trike të ndryshme, megjithatë ish-mbrojtësi i Espanyolit, Alvaro Gonzalez, ka bërë të ditur se sulmuesi argjentinas e kishte goditur atë edhe me fjalë.

Mbrojtësi spanjoll Alvaro Gonzalez, që tani luan për Marseille, e dha një intervistë për gazetën spanjolle RMC, ku foli për përballjet e tij të shpeshta me Lionel Messi gjatë kohës sa luante ende në La Liga, transmeton Gazeta Express.

Gonzalez zbuloi se ai e kishte përqeshur argjentinasin gjatë një ndeshjeje për gjatësinë e tij, mirëpo Messi nuk ia kishte lënë me aq.

“Është një anekdotë mjaft qesharake. Ishte një periudhë kur ne i kishim tre derbi radhazi mes Espanyolit dhe Barcelonës. Ato ishin ndeshje me intensitet të lartë”, ka thënë Gonzalez.

“Ne e tallnim njëri-tjetrin vazhdimisht dhe unë i thashë atij: “Ti je shumë i vogël, shkurtabiq”. Ai më shikoi dhe m’u përgjigj: “Ti, ti je shumë i dobët në futboll””.

“Unë e thashë fjalën e fundit dhe i thashë: “Po, të dy kemi të drejtë”. Ne qeshëm bashkë dhe kjo histori solli shumë buzëqeshje në Spanjë”.

Gonzalez u transferua nga Villarreal në Marseille verën e kaluar, në formë huazimi por me obligim për ta blerë në fund të sezonit. Ai i ndihmoi skuadrës së tij të re të ngrihet në pozitën e dytë në tabelë, para se sezoni i La Ligës të mbyllej para kohe shkaku i koronavirusit.