Fjalë Kyçe

Mbyllen hetimet për vdekjet e dyshimta në Klinikën Infektive në QKUK

Mbyllen hetimet për vdekjet e dyshimta në Klinikën Infektive në QKUK

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Nga kjo Prokurori është thënë se nga raportet e autopsisë është bërë e ditur se gjashtë vdekjet kanë rezultuar se ishin vdekje të natyrshme.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të hetimeve dhe trajtimit të rastit në fjalë, më 11.10.2021, e ka mbyllur këtë rast”, është theksuar nga Prokuroria.

Tutje është theksuar se nga raportet e autopsisë gjashtë vdekjet e dyshimta kanë rezultuar se ishin vdekje të natyrshme dhe të njëjtin kanë qenë të infektaur me virusin COVID-19.

“Nga raportet e autopsisë, gjashtë vdekjet e dyshimta kanë rezultuar se kanë qenë vdekje të natyrshme dhe të njëjtit kanë qenë të infektuar me COVID-19”.
Ndryshe në fillim ishin ngritur dyshime për mosfunksionim të sistemit të oksigjenit në Infektivë. Kurse Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në kryeqytet pati nisur menjëherë hetimet lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Pas ngjarjes së 5 korrikut 2020, opozita e atëhershme kishte kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Por përmes një reagimi për media, Ministria e Shëndetësisë pati theksuar se duhet pritur rezultatet e hetimit.