Fjalë Kyçe

Mbyllen pjesët e para në Superligë: Këto janë rezultatet e ndeshjeve

Mbyllen pjesët e para në Superligë: Këto janë rezultatet e ndeshjeve

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së nëntë. Arbëria 0 – 1 Drita dhe Feronikeli 0 – 0 Llapi, shkruan Gazeta Metro.

Sot në Superligën e Kosovës po zhvillohen dy takime mjaft interesante.

Feronikeli dhe Llapi është ndeshja e parë që po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Edhe pse kishte shumë tentime nga të dy skuadrat, ndeshja u mbyll në pjesën e parë pa gola.

Ndërkaq ndeshja tjetër është ajo mes Arbërisë dhe Dritës, e cila po zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Drita realizoi një gol në minutën e fundit të pjesës së parë me Bujar Shabanin, për të shkuar kështu me epërsi në pushimin e pjesës së parë.