Fjalë Kyçe

Mbyllen xhirollogaritë edhe të Postës së Kosovës, mbeten pa paga edhe mbi një mijë punëtorë të tjerë

Mbyllen xhirollogaritë edhe të Postës së Kosovës, mbeten pa paga edhe mbi një mijë punëtorë të tjerë

Nga sot Postës së Kosovës, ATK-ja pa asnjë paralajmërim ia ka bllokuar xhirollogaritë për borxhet e vitit 2018 e 2019.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Posta e Kosovës thuhet se me këtë veprim të njëanshëm, ATK-ja ka ndërprerë shërbimet dhe operimet e Postës së Kosovës, e cila ofronë shërbime konsumatorëve çdo ditë në rreth 140 zyra postare në të gjitha komunat e Kosovës.

“ATK-ja ka lënë pa paga mbi njëmijë punëtorë të Postës së Kosovës dhe e ka vendosur këtë ndërmarrje publike në pozitën më të rëndë në këtë kohë pandemie. Posta e Kosovës, ka kërkuar disa herë nga Qeveria t’ia zbatojë humbjet mbi 5 milion euro nga Shërbimi Universal Postar, të konfirmuara nga ARKEP-i, Auditori i Jashtëm, Gjykata Themelore dhe Përmbaruesi. Andaj, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, shprehin shqetësim të jashtëzakonshëm, si dhe kërkojnë urgjent nga Kryeministri Hoti dhe Qeveria si aksionari i vetëm i saj, që t’i kthejë borxhet që ka ndaj Postës së Kosovës, duke e mundësuar shlyerjen e menjëhershme të obligimet tatmore ndaj ATK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq edhe Telekomit të Kosovës i janë bllokuar xhirollogaritë nga Dardafon.net për shkak të një borxhi prej 26 milionë eurosh.

Siç është bërë e ditur, në xhirollogarinë e Telekomit ishin 3.5 milionë euro të cilat i janë dhënë nga Qeveria gjatë kohës së pandemisë.