Fjalë Kyçe

Mbyllet afati për dorëzimin e listave të kanidatëve nga partitë politike

Mbyllet afati për dorëzimin e listave të kanidatëve nga partitë politike

Në orën 18:00 është mbyllur afati për dorëzimin e listave zgjedhore nga subjektet politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Subjektet politike kanë dorëzuar listat, por nuk i kanë zbuluar ato me arsyetimin se duhet të certifikohen nga KQZ-ja.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 14 shkurt.

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, nuk ka treguar listën e kandidatëve nën arsyetimin se presin certifikimin nga KQZ-ja.

Gjithashtu, Faton Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kanë dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në KQZ.

Në dhjetëshen e parë janë pesë gra dhe pesë burra. Listën do ta bëjmë publike shumë shpejt.