Ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë e zhvilluar mes dy rivalëve lokal, Milanit dhe Interit, ka përfunduar pa fitues.
Ndeshja e parë e skuadrave nga qyteti i Milanit u zhvillua sonte në “San Siro”.
Të dy skuadrat regjistruan disa raste shënimi, megjithatë ndeshja u mbyll baras dhe pa gola.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 prill, kur edhe do të vendoset për skuadrën finaliste.
Kujtojmë se Fiorentina – Juventus është çifti tjetër gjysmëfinalist i Kupës së Italisë. Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave do të zhvillohet nesër në “Artemio Franchi”, përcjell express.
Finalja e madhe është caktuar që të zhvillohet më 11 maj.