Malisheva dhe Gjilani kanë barazuar pa gola në kuadër të javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, me dy skuadrat që kërkonin golin e epërsisë.
Me kalimin e minutave, vinin edhe rastet për ekipet, por asnjëra nga top nuk arriti të shënonte.
Një lojë me nivel më të lartë u pa në 45 minutat e dytë, por që rezultati mbeti i pandryshuar.
Malisheva ishte skuadra më e mirë për një nuancë, duke kërkuar pikët e plota deri në fund.
Pas javës së 32-të, Malisheva vazhdon të jetë në vendin e katërt me 53 pikë, ndërsa Gjilani në të shtatin me 35 sosh.