Fjalë Kyçe

Mbyllet Parku i Gërmisë pasi ende nuk është lokalizuar ariu

Mbyllet Parku i Gërmisë pasi ende nuk është lokalizuar ariu

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Parku i Gërmisë është mbyllur. Vendimi i Komunës ka ardhur pas informacioneve nga Policia e Kosovës se në Parkun e Gërmisë është vërejtur një ari.

“Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut. Rojet e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun. Prandaj, me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton lajmi.net.

Komuna ka apeluar që qytetarët të respektojnë këtë vendim dhe të mos e frekuentojnë Parkun e Gërmisë.

Njoftimi i plotë:

Komuna e Prishtinës ka vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.

Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari në këtë park.

Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

Rojet e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun. Prandaj, me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.

Apelojmë qytetarët të respektojnë këtë vendim dhe të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë.