Fjalë Kyçe

Mbyllet përkohësisht rruga Kaçanik – Hani i Elezit, njofton MI

Mbyllet përkohësisht rruga Kaçanik – Hani i Elezit, njofton MI

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar sot se do të mbyllet përkohësisht rruga rruga Kaçanik-Hani i Elezit.

Arsyeje e mbylljes së kësaj rruge sipas MI-së është për shkak të aktiviteteve për instalime të sistemeve të automatizuara të trafikut  dhe për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës Nacionale N2 (Zona e Rrëshqitjes).

“3 deri më 6 shtator 2019 – mbyllje e përkohshme 08:00 – 17:00. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e ministrisë.​