Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Jordanisë që po zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas 45 minutave lojë, “Dardanët” befasisht po humbasin 0-1 në shtëpi.
Derisa Dardanët po dominonin ndeshjen dhe po kërkonin golin e parë në këtë takim, mysafirët i befasuan të gjithë duke realizuar golin e epërsisë, për t’i heshtur tifozët në stadium.
Për 0-1 shënoi në minutën e 18-të, Baha Faisal, raporton Express.
Më pas, Kosova sërish pati kontrollin e ndeshjes, tentoi të krijojë dhe të shënojë golin e barazimit, por nuk ia doli.
Në pjesën e dytë, Kosova do të tentojë që të përmbysë gjithçka dhe të marrë fitore qëdo të ndihmonte skuadrën të ngritë moralin.