Fjalë Kyçe

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi prej dy golave ndaj Burkina Faso

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi prej dy golave ndaj Burkina Faso

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Burkina Fasos.

Pas 45 minutave të parë, Kosova është në epërsi prej dy golave, 2:0.

Ishte minuta e tretë kur Fidan Aliti realizoi gol të bukur, pas asistit nga Edon Zhegrova.

Në minutën e 23-të, Astrit Selmani shënoi golin e parë për Kosovën, duke goditur bukur dhe duke e lënë pa gjasa portierin kundërshtar.

Kosova e administroi tërësisht ndeshjen, duke dominuar në çdo aspekt. /express.