Fjalë Kyçe

Mbyllet shkolla fillore “Faik Konica” në Prishtinë

Mbyllet shkolla fillore “Faik Konica” në Prishtinë

Për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, është marrë vendim që shkolla fillore “Faik Konica” të mbyllet nga java e ardhshme dhe mësimi të kthehet në online, sipas skenarit C.

Vendimi është bërë i ditur të premten nga vetë shkolla në Facebook.

Sipas njoftimit, pesë mësimdhënës dhe dy nxënës kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.

Deri më tash janë mbyllur rreth 20 shkolla në nivel vendi.