Fjalë Kyçe

Mbyti dy fëmijë shqiptarë në gjendje të duhur, gjykata dënon me vetëm 5 vjet burg gruan italiane

Mbyti dy fëmijë shqiptarë në gjendje të duhur, gjykata dënon me vetëm 5 vjet burg gruan italiane

Në qershorin e vitit 2019, një grua italiane Irina Veteren goditi për vdekje dy fëmijë shqiptare, Ergi Skenderi dhe Xhulio Kaja nga 20 vjeç.

Shoferja e vreturës në ato momente po voziste në gjendje të dehur, por megjithatë Gjykata në Itali atë e dënoi me vetëm 5 vjet burg heqje lirie, gjë e cila ka nxitur reagime të ashpëra nga familjarë e viktimave.

Irina Veteren, e cila atë natë kur po shkonte në shtëpi me makinë në gjendje të dehur përplasi shqiptarët buzë autostradës. Por në momentin që po lexohej pretenca për italianen, nënës së njërit prej viktimave i ka të fikët, pasi protestoi dhe kundërshtoi. Familja e konsideroi të padrejtë vendimin, ndërsa lëshuan disa thirrje drejt trupit gjykues.

“Turp! Kjo nuk është drejtësi“. Të afërmit e dy viktimave u shprehën se pranimi i fajësisë nuk është në përpjesëtim me realitetin dhe faktet.

“Dënimi me 5 vite për vdekjen e dy djemve nuk është i drejtë. Ajo tani po vazhdon jetën e saj, ne jo” tha një prej familjarëve të dy viktimave.