McDonald’s ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht 850 restorantet dhe do të ndalojë të gjitha aktivitetet në Rusi.
Megjithatë, McDonald’s tha se do të vazhdojë të paguajë 62,000 punonjësit e saj në Rusi “të cilët kanë derdhur zemrën dhe shpirtin e tyre në markën tonë McDonald’s”, shkruan skynews.
CEO Chris Kempckinski tha: “Vlerat tona nënkuptojnë se ne nuk mund të injorojmë vuajtjet e panevojshme njerëzore që shpalosen në Ukrainë.”
Ai shtoi se është e pamundur të dihet se kur do të rihapen restorantet në Rusi.