Fjalë Kyçe

“McGregor ka frikë të përballet sërish me Khabibin”

“McGregor ka frikë të përballet sërish me Khabibin”

​Një duel i dytë mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov nuk është në planet e sportistit irlandez.

I këtij mendimi është Ali Abdelaziz, menaxheri kampionit rus në artet marciale mikse.

Ai tha se McGregor nuk ka bërë ende asnjë kërkesë zyrtare për të zhvilluar revanshin me rusin, raporton Telesport. “Conor McGregor nuk na e ka kërkuar asnjëherë revanshin”, tha mernaxheri i Nurmagomedov

“McGregor nuk e dëshiron këtë sfidë të dytë, pasi nuk ka asgjë seç të tregojë më në kafaz ndaj Khabib. As ai, as familja e tij, as stafi i tij, asnjë irlandez nuk e dëshiron këtë revansh, pasi e dinë përfundimin e kësaj sfide. Zerot në këtë sfidë të dytë nuk kanë më asnjë kuptim. Do ta lëmë të kalojë jetën që i ka mbetur në kaqe me veten”, shtoi Abdelaziz.

Ata kanë frikë ta shqiptojnë fjalën revansh, kjo u sjell atyre panik”.

“Ata nuk duan të shohin asgjë që nis me gërmën “K”. Conor ka frikë të duelojë sërish me Khabib dhe është duke kërkuar disa pleq të UFC-së, si Corey apo Cerrone. Por unë ju them se edhe sikur të duelojë ndaj Cerrone ai do të humbasë sërish”, deklaroi mes tjerash Ali Abdelaziz.