Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon koncert festiv për mërgimtarët.
Koncerti mbahet me 1 gusht në Prishtinë me fillim nga ora 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në koncert do të përformojnë artistë të njohur të skenës muzikore:
Shkumbin Ismaili, Naim Abazi, Shyhrete Behluli, Albina Kelmendi, Engjellusha Salihu do jenë vetëm disa nga artistët që do të paraqiten në këtë koncert.
MDIS-i fton qytetarët e posaqërisht diasporën që ti bashkohen festës në kryeqytet.