Fjalë Kyçe

Më 12 maj grevë në gjithë sektorin publik, më 20 maj protestë

Më 12 maj grevë në gjithë sektorin publik, më 20 maj protestë

Grevë njëorëshe do të mbajnë të gjithë punëtorët e sektorit publik më 12 maj, në shenjë pakënaqësie për mospërfilljen e kërkesës për 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Ndërkaq më 20 maj do të ketë protestë, ka bërë të ditur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës të enjten.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura është shumë unik. Ne sot vendosëm që, krahas që është hapur një tunel i vogël për dialog social me Qeverinë e Kosovës, ne do të vazhdojmë veprimet tona. Me datën 12 maj kemi vendos të shkojmë me një grevë njëorëshe për të gjithë të punësuarit e Kosovës dhe vazhdojmë me protestë me datën 20 maj dhe me veprime tjera sindikale”, ka thënë kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli, të enjten pas takimit me sindikatat.

Rritja e pagave, zbatimi i Ligjit për sigurimin shëndetësor dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për skemat pensionale, janë kërkesat tjera të sindikatave.