Duke i përcjell këtyre ditëve zhvillimet politike që e kanë kapluar vendin tonë të vogël (por disa do të thonin me zëmër të madhe). Njeriu normal nuk ka se si të mos shqetësohet për të ardhmen e këtij vendi të vogël ballkanas e për besë që ju ka “rrit” mendja dhe ju ka “rrit” trimëria karshi aleatit tonë kryesorë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kurr ne jetën time nuk kisha besuar që do të vjen kohë që shqiptarët dotë proklamonin ide që SHBA-të janë duke e kërcënuar ekzistencës e shteti që vet ata e kanë krijuar. Këta të kuqit që janë frymëzuar ngado dhe kushdo që të urrejnë imperializmin e SHBA-ve, nuk është për t’u çuditur, por që nuk ju dëgjohet zëri kësaj shoqërie civile (e di që nuk e kanë lehtë, se kalkulimet pozitat etj.) në mbrojtën apo ngritjen e zërit karshi kësaj epidemi që është duke u ngritur nga të kuqit moderne (që nuk ju pengon shfrytëzimi i të mirave shtetërore) e që janë duke e kërcënuar ekzistencën e shteti dhe gjithë neve është teje shqetësuese ky mos reagim i tyre. Në fund i kuptoj edhe ata. Të tillë kanë qenë gjithmonë.
Përgjegjësia kryesore për ndaljen e kësaj epidemi antiamerikane bie së pari mbi LDK-në, gjegjësisht Isa Mustafën (e cila ka mundësuar këtë Qeveri anti amerikane) pastaj bie mbi një pjesë të opozitës, sidomos mbi Kadri Veselin si udhëheqës i bllokut opozitar. Të gjithë ne duhet të organizohemi në mënyra të ndryshme drejt ngritjes së zërit ndaj kësaj epidemi antiamerikane që është duke u mbjell padrejtësisht. Këtu kemi përgjegjësi se cila nga ne, duke filluar nga intelektualët, Akademia e Shkencave, shoqëritë civile, shoqata e ndryshëm deri në vetëdijesimin e popullatës për rrezikun që është duke ju kanosur Republikës sonë nga po të njëjtit që e kanë kërcënuar që nga fillimi ekzistenca e Republikës sonë.
Gjërat kanë marr drejtim shqetësuese, vetëm brenda dy ditëve kemi marr kërcënime drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit më të lart amerikane, këto kërcënime kanë marr formë nuk janë vetëm ‘cicërima’, mbi 200 Milion dollar janë bllokuara, kërcënim ka vazhduar me tërheqjen e forcave amerikane etj. Besoj dhe po shpresoj që nuk do të vazhdojë kjo nismë amerikane por ne dotë kemi një këndellje kombëtare karshi këtij budallallëku , që ka filluar të lëkund miqësinë tonë që me aq mund e kemi krijuar duke ju falënderuar shumë atdhetarë.
Dhe krejt në fund për ju filozofëve me karakter diplomatik, ka ndryshuar qasja dhe metoda tradicionale e komunikimit me administratën amerikane, ato procese që janë bartë nga diplomatë e mirënjohur amerikan me vite nuk janë duke funksionuar me Presidentin Trump. Kështu që largohuni nga paragjykimet dhe mësohuni të silleni karshi rrethanave të reja (ashtu siç i mësuan Kanada, Meksika, Kina etj.). Se përndryshe keni me mbet si deri tani në anën e gabuar të historisë moderne të Kosovës.