Fjalë Kyçe

Me datën 22 gusht seanca për shpërndarjen e Kuvendit, në tetor zgjedhje

Me datën 22 gusht seanca për shpërndarjen e Kuvendit, në tetor zgjedhje

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën është arritur marrëveshje që më 22 gusht të mbahet seanca e jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet për sshpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhjet e parakohshme.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, doli në konferencë pas mbledhjes ku dha lajmin për seancën.

“Të gjithë u pajtuam që me datë 22 gusht, në ora 10:00 të shpërndahet Kuvendi”, tha Hoti.

Gjithashtu, u dakorduam që përpara shpërndarjes së Kuvendit ta miratojmë marrëveshjen IPA.

Ndërsa shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme të organizohen në javën e fundit të shtatorit ose në javën e parë të tetorit.