Fjalë Kyçe

Me dhimbje dhe pikëllim e kam pranuar lajmin për aksidentin rrugor

Me dhimbje dhe pikëllim e kam pranuar lajmin për aksidentin rrugor

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj, ka thënë se me dhimbje dhe pikëllim e ka pranuar lajmin për aksidentin rrugor të autobusit me shtetas kosovarë, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, ku humben jetën 10 persona dhe rreth 45 te tjerë janë të lënduar.

“Republika e Kroacisë është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës që humben të afërmit, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia më te thella dhe solidarizohem me to”.

“Republika e Kroacisë e ofron mundësinë e kujdesit kualitativ shëndetësor personave të lënduar dhe shpresojmë se udhëtarët e lënduar të shërohen sa më shpejt. Bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, z. Gëzim Kasapollin po shkojmë drejt vendit ku ka ndodhur fatkeqësia”, ka shkruar Lekaj-Prljaskaj në rrjetin social Facebook.